Duke iu referuar statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme Home Office, gazeta The Indipendent publikoi statistikat e azil kërkimit të shqiptarëve në Angli në 2022, nga ku numrin më të madh e përbëjnë të mbërriturit me gomone.

Top Channel duke iu referuar këtij shkrimi, raporton se nga 45,755 mbërritjet me varka të vogla në vitin 2022, në 43,794 raste u regjistruan kombësisë dhe nga ky total, 28 për qind ishin shtetas shqiptarë.

Shqipëria ishte kombësia më e zakonshme që aplikonte për azil në Britaninë e Madhe në vitin 2022, me 14,223 aplikime nga shtetas shqiptarë, 9,573 prej të cilave nga personat që kaluan Kanalin Anglez.

Artikulli i medias The Indipendent

Shumica e aplikantëve shqiptarë në vitin 2022, 83 për qind ishin burra. Mbërritjet e shqiptarëve më Britani  arritën kulmin gjatë korrikut deri në shtator 2022, kur ata përbënin gati gjysmën e të gjitha kalimeve të zbuluara.

Në vitin 2021, shqiptarët përbënin vetëm 3 për qind të mbërritjeve me varka të vogla, kombësia e të cilëve u regjistrua, ndërsa shtetasit afganë përbënin 5 për qind, iranianët 30 për qind dhe irakenët 22 për qind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA