U kap duke përdorur telefonin në timon, Haaland e pëson keq

29/03/2023 20:31

Erling Haaland është në telashe. Një ditë pas fitores së madhe 7-0 të Manchester City-t ndaj Leipzig-ut, norvegjezi u kap duke përdorur telefonin, ndërsa ishte në timon të Rolls-Royce të tij.

Sipas raportimeve të medieve britanike, kushdo që kapet duke përdorur telefonin në timon mund të gjobitet me 200 paund dhe një dënim me ulje të gjashtë pikëve në patentën e tij.

Në rastin e Haaland, që sapo ka marrë patentën në Angli, dënimi është më i rëndë, sulmuesi rrezikon t’i hiqet patenta dhe të gjobitet me 1000 paund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA