Nuk do të mblidhet këtë javë Juria e Madhe që ka dëgjuar dëshmitë lidhur me çështjen e shumëdiskutuar këto ditë të parave të paguara në emër të ish presidentit Donald Trump një ylli të filmave për të rritur për të blerë heshtjen e saj.
Juria duhet të shqyrtonte provat e mbledhura për këtë çështje e me gjasë, të dilej me një aktakuzë të mundshme por kjo tashmë nuk do të ndodhë deri javën e ardhshme. Juria e madhe është mbledhur rregullisht të hënave dhe të mërkurave pasdite, por nuk mbajti seancë të mërkurën e kaluar dhe u mblodh të enjten e kaluar për çështje të tjera.
Trump shkaktoi një furtunë të vërtetë mediatike dhe të opionit public me deklaratat se priste të arrestohej të martën e kaluar. Ai shkroi në platformën e vet të mediave sociale se nga burimet që kishte, e konsideronte të pashmangshme ngritjen e një akt-akuze ndaj tij. Zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit, e cila drejton hetimin, ka ndërmarrë disa hapa që shihen si sinjalizues se mund të jetë pranë përfundimit të hetimit, përfshirë një thirrje drejtuar Trumpit për të dëshmuar.
Megjithatë, për momentin, statusi i saktë i hetimit mbetet i paqartë. Ish-presidenti republican e ka përshkallëzuar retorikën e tij, duke paralajmëruar se “vdekja dhe shkatërrimi i mundshëm” do të shoqëronte çdo aktakuzë. Ai postoi dhe një foto të tij duke mbajtur një shkop bejsbolli pranë një fotografie të Prokurorit të Manhatanit Alvin Bragg, një democrat, të cilin e akuzon se është paguar nga miliarderi 92 vjecar, George Soros.
Top Channel