Nëse zgjedhjet në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe mbahen më 23 prill pa pjesëmarrjen e Listës Serbe, atëherë me shumë gjasë do të ketë një rikthim të barrikave në zonë, deklaroi Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd, Dushan Janjic, i cituar nga mediat në Kosovë.
“Duhet të dalin para kësaj dateme një deklaratë të qartë nga QUINT-i se është arritur marrëveshja për plotësimin e vakumit të sigurisë dheasaj institucionale, se Beogradi është pajtuar që serbët të kthehen në institucione përmes zgjedhjeve, kështu që le të ndodhë me datë 23, por më pas duhet të shtyjnë afatet e regjistrimit. Gjëja e dytë që duhet të ndodhë është që të nisë çarmatosja dhe rikthimi nëpër institucione, çka nënkupton edhe zvogëlimin e prezencës së forcave speciale të policisë së Kosovës në veri”, nënvizon ai.
“Parashikoj me përgjegjësi të plotë se nëse nuk respektohen këto elemente, mund të priten barrikada në veri. Ndoshta ata duan që zgjedhjet të mos mbahen dhe për këtë e akuzojnë Serbinë, por kjo nuk ka të bëjë fare me Marrëveshjen për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve”, vazhdon më tej Janjic.
I pyetur nëse argumentet e përfaqësuesve diplomatikë ndërkombëtar në Kosovës se si do të mund të formohej Asociacioni pa pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje janë të vlefshme, ai I cilësoi këto qëendrime të njëjta me ato të kryeministrit Albin Kurtin.
“Teza e tyre nuk është korrekte sepse sipas Marrëveshjes së Ohrit statuti i Asociacionit të Komunave Serbe duhet të miratohet brenda 30 ditësh. Marrëveshja hyn në fuqi vetëm kur të verifikohet ajo që është bërë me vendim politik, por jo me lëvizje administrative, që Marrëveshja e Ohrit bëhet pjesë e Kapitullit 35. Ne nuk po i numërojmë ato 30 ditë për nisjen e draftimit të Statutit”, ka qenë komenti I tij për Danas.
Top Channel