Polonia i kërkon BE-së të kufizojë fluksin e grurit ukrainas

29/03/2023 22:23

Polonia dëshiron që BE të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të kufizuar sasinë e grurit ukrainas që hyn në tregun e BE-së.

Kryeministri deklaroi se vendi i tij dëshiron që të reduktohet hyrja e grurit në vendet europiane.

Ukraina, një nga eksportuesit më të mëdhenj të grurit në botë, i ka bllokuar portet e saj të Detit të Zi pas pushtimit të Rusisë në shkurt të vitit 2022 dhe gjeti rrugë alternative të transportit detar përmes shteteve të BE-së, Polonisë dhe Rumanisë.

Grykat e ngushta logjistike nënkuptojnë se sasi të mëdha të drithërave ukrainas, të cilat janë më të lira se ato të prodhuara në BE, kanë përfunduar në shtetet e Evropës Qendrore, duke dëmtuar çmimet dhe shitjet e fermerëve vendas.

Sky News shkruan se Polonia po i kërkon Komisionit Evropian të përdorë një klauzolë mbrojtëse në lidhje me importet e grurit në Poloni nga Ukraina.

“Ne kërkojmë përdorimin e të gjitha instrumenteve rregullatore – kuotat, tarifat, të cilat do të kufizojnë ose bllokojnë importin e grurit ukrainas në Poloni”, tha Mateusz Morawiecki.

Morawiecki tha se kishte rënë dakord me liderët e disa vendeve në kufi me Ukrainën që t’i shkruanin Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për të kërkuar veprim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA