Rritet krimi nga fëmijët, vetëm në Tiranë janë proceduar 870 të mitur për sulme fizike
Një 42 vjeçar nga Kosova është vënë në pranga pasi po transportonte dhjetë emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.
D. R., është kapur në flagrancë në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, Gjirokastër, duke transportuar me automjet, në drejtim të Tiranës, emigrantët nga vendet MENA, të cilët kishin si qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin, 1 aparat celular dhe me një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
“Gjirokastër/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 57”. U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit, 10 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 42-vjeçari (shtetas kosovar). Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, 1 aparat celular dhe një shumë parash. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja të DVP Gjirokastër, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 57″, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – D. R., 42 vjeç, banues në Kosovë. Ky shtetas është kapur në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, duke transportuar me automjet, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit, 10 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët kishin si qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel