Inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune me kohë të plotë nëpër botë, thuhet në një raport të bankës së investimeve Goldman Sachs.
Ky zëvendësim mund të mbërrijë deri në një të katërtën e vendeve të punës në SHBA dhe Europë, edhe pse sic thuhet, mund të nënkuptojë gjithashtu vende të reja pune dhe një bum produktiviteti.
Argumenti tjetër në favor është se mund të rrisë vlerën totale vjetore të mallrave dhe shërbimeve të prodhuara globalisht me 7%.Inteligjenca artificiale gjeneruese, e aftë të krijojë përmbajtje të padallueshme nga puna njerëzore, përbën “një progress madhor”, sipas raportit. Autorët e tij vërejnë se ndikimi i AI do të sjellë ndryshim në sektorë të ndryshëm; kështu 46% e detyrave në administratë dhe 44% në profesionet ligjore mund të automatizohen, por kjo do të ndodhë vetëm me 6% të tyre në ndërtim 4% në mirëmbajtje. BBC ka verifikuar dhe shqetësimet e disa artistëve sipas të cilëve gjeneruesit e imazhit të AI mund të dëmtojnë perspektivat e tyre të punësimit.
“E vetmja gjë për të cilën jam i sigurt është se nuk ka asnjë mënyrë për të ditur se sa vende pune do të zëvendësohen nga inteligjenca artificiale gjeneruese”, tha Carl Benedikt Frey, drejtor mbi cështjet e punësimit në Shkollën Oxford Martin, pranë Universitetit tëi Oksfordit.“Ajo që bën ChatGPT, për shembull, është të lejojë më shumë njerëz me aftësi mesatare të shkrimit të prodhojnë ese dhe artikuj. Prandaj, gazetarët do të përballen me më shumë konkurrencë, e cila do të ulte pagat, nëse nuk shohim një rritje shumë të ndjeshme të kërkesës për punë të tilla. Mendoni pak cndodh me prezantimin e teknologjisë GPS dhe platformave si Uber. Papritur, njohja e të gjitha rrugëve në Londër pati shumë më pak vlerë, dhe kështu për rrjedhojë, shoferë me eksperiencë u përballën me ulje të pagës me rreth 10% sipas hulumtimit tonë. Vitet e ardhshme, AI gjeneruese ka të ngjarë të ketë efekte të ngjashme në një grup më të gjerë detyrash krijuese”, tha ai për BBC.
Top Channel