24-vjetori i masakrës së Belegut/ Osmani: Dëshmon egërsinë e regjimit serb kundër popullit të Kosovës

29/03/2023 10:47

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Belegut të Deçanit, kur forca policore, ushtarake dhe paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë vranë dhe masakruan 46 shqiptarë.

“Kjo masakër është një kujtim i dhimbshëm për jo vetëm për Belegun, por për gjithë Kosovën. Ajo tregon egërsinë e regjimit serb kundër popullit të Kosovës. Kujtimi i kësaj masakre është jo vetëm në funksion të mbajtjes gjallë të së vërtetës, por edhe motiv për të mos ndaluar së kërkuari drejtësi”, ka theksuar Osmani.

Masakra e Belegut është njëra prej masakrave më të mëdha të kryera nga forcat paramilitare serbe, të cilët më 1999 filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniçit dhe Belegut, një ditë pasi ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ndonëse ekipe të hetuesisë, së pari nga UNMIK, pastaj edhe EULEX, ishin marrë me rastin, duke mbledhur dëshmi të shumta, deklarata të dëshmitarëve të drejtpërdrejt të prezantuara edhe në Tribunalin e Hagës, por edhe autopsinë e bërë të kufomave të krimit, deri më tash askush nuk është arrestuar e dënuar për këtë krim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA