18/11 07:24
Bombardimet kanë vrarë dy civilë, pas shkatërrimit të një ndërtese në qytetin Donetsk në lindje të Rusisë.
“Një predhë ukrainase goditi një ndërtesë apartamentesh në rrugën Kuybyshev. Fatkeqësisht, dy civilë vdiqën nga plagët e tyre nën rrënojat e ndërtesës së dëmtuar”, deklaruan autoritet ruse në atë zonë, tashmë të kontrolluar nga Rusia.
Punëtorët e shpëtimit janë duke kontrolluar zonën nëpër rrënojat në ndërtesë, pjesa e poshtme e së cilës ishte shembur.
Nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga autoritetet ukrainase, të cilat deklaruan se forcat ruse kanë vrarë mijëra njerëz në sulme të ngjashme në zonat civile.
Top Channel