Pamje dramatike të kamerave trupore të policisë janë publikuar sot, ku shihen momentet kur oficerët përballen me vrasësen trasgjinore Audrey Hale në shkollën Nashville pasi ajo kishte vrarë gjashtë persona me disa armë zjarri.
Oficerët e policisë së Nashville, Rex Englebert e Michael shihen që vrapojnë mes korridoreve para se të lokalizojnë dhe të qëllojnë për vdekje ish-nxënësen e shkollës të armatosur me dy automatikë e një pistoletë.
Në filmimin prej gjashtë minutash, shihet gjithashtu një anëtar i stafit të mësuesve që ndihmon oficerët për të avancuar.
Në videon traumatike dëgjohen të shtëna e sirena policie pasi nxënësit nëntë-vjecarë Evelyn Dieckhaus, Hallie Scruggs and William Kinney, janë qëlluar për vdekje.
Policia tha fillimisht se vrasësja Hale ishte transgjinore, por mesa duket ajo ishte femër që përdorte përemra mashkullorë për veten.
Në pamje shihet Hale që qëllon përmes një dere të shkollës, pak para se të vritej nga policia në katin e parë të ndërtesës.
Ajo kishte vrarë gjithashtu mësuesen 61 vjeçare Cynthia Peak, punonjësin e shkollës Mike Hill, 61 vjeç, dhe drejtoreshën Katherine Koonce, 60 vjeçe.
Një kontroll në shtëpinë e vrasëses zbuloi se ajo kishte një hartë të shkollës ku detajoheshin pikat e hyrjes, dhe kishte shkruar një “manifest” para sulmit.
Top Channel