Restoranti lundrues ‘Balena e Argjendtë’ fundoset i ankoruar në lumin e qytetit (fotot)

28/03/2023 16:54

Anija restorant që nuk përdorej prej disa kohësh, ishte nxjerrë në shitje për 35 milionë rubla (400 000 dollarë) në qytetin rus të Shën Petesburg, por fatkeqësisht u fundos prej motit të ftohtë në lumin e qytetit.

Anija restorant e quajtur “Balena e argjendtë” u fotografua dje në Shën Petersburg e fundosur në njërën anë në lumin Neva të qytetit.

Zyrtarët thanë se problemet kishin nisur mëngjesin e djeshëm , sipas tyre prej kushteve të akullta të motit.

Temperaturat në Shën Petersburg ishin dje të paktën -1C dhe lumi u mbulua nga një shtresë akulli.

Tashmë mjeti po hetohet nga zyrtarët lokalë të transportit për të parë nëse janë zbatuar protokollet e sigurisë e shëndetit.

Fillimisht anija mendohej të zhvendosej drejt Lumit Moska por prej mosmarrëveshjeve anija u caktua për në Shën Petersburg në 2018.

Restoranti i saj për fat të keq nuk u hap kurrë dhe mjeti u nxorr në shitje në shtator  2022 për shumën $400,000.

Një përdorues në rrjet tha: “Fundoset restoranti ‘Balena e argjendtë’ në lumin Neva në Shën Petersburg.”

Shumë përdorues në rrjetet sociale komentonin mbi fundosjen tragjike të “Balenës”.

“Sikur ta dija që do të ndodhte kjo, por ndoshta është për mirë, më dukej pak e shëmtuar”.

Një tjetër tha: “Wow. Kisha shumë kohë që e admiroja.”

Nuk është e qartë nëse anija do të vijojë të qëndrojë në treg për shitje.

FOTO GALERI
1/5
Anija restorant e quajtur “Balena e argjendtë” u fotografua dje në Shën Petersburg e fundosur në njërën anë në lumin Neva të qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA