Një 29-vjeçar me iniciale F.I nga Tirana është arrestuar pasi ka drejtuar automjetin në Ersekë në gjendje të dehur.
Ai është përfshirë në një aksident me një automjet tjetër, ku ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Më pas 29-vjeçari, në dalje të Ersekës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga duke dëmtuar shtetasi F. I.
Ndërkohë po procedohet në gjendje të lirë shtetasi M.Ç 29 vjeç nga fshati Porodinë, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin (kamion) që ai drejtonte, u gjetën të fshehur 5 emigrantë. Dyshohet se po transportoheshin nga 29-vjeçari, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel