Shefi i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së takohet me Zelensky-n në Zaporizhzhia

27/03/2023 16:55

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi takoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në qytetin Zaporizhzhia.

Me anë të një postimi në Twitter se ai takoi presidentin e vendit me termocentralin më të madh bërthamor në Evropë.

Impianti ka humbur disa nga kabllot e tij të transmetimit të energjisë gjatë luftës dhe në shumë raste i është dashur të kalojë në gjeneratorë të urgjencës me naftë.

Grissi në një postim në Twitter shkruan se ata diskutuan për mbrojtjen e uzinës dhe stafit të saj, duke shtuar se ai përsëriti mbështetjen e plotë të IAEA për objektet bërthamore të Ukrainës.

“Unë takova Zelensky sot në qytetin e Zaporizhia dhe pata një diskutuam për mbrojtjen e termocentraleve bërthamore në Zaporizhia dhe stafit të tij. Unë përsërita mbështetjen e plotë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për objektet bërthamore të Ukrainës”, shkroi ai në Twitter.

Ata vizituan gjithashtu hidrocentralin Dnieper, ku vlerësuan dëmet e fundit të shkaktuara në digë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA