Modelja e bukurisë bie për vdekje nga ballkoni teksa i shpëtonte zjarrit në apartament (fotot)

27/03/2023 16:08

27 vjeçarja Mayara Nitão nga Brazili, e cila kishte fituar titullin Miss Sertão Paraibano në fillim të vitit, ra për vdekje nga apartamenti i saj në katin e gjashtë teksa tentonte t’i shpëtonte zjarrit në ndërtesën në São Paulo.

14 automjete zjarrfikëse kishin ardhur në pallatin e apartamenteve duke tentuar të vinin zjarrin nën kontroll, i cili rezultoi fatal për modelen e njohur në rrjet.

Influencuesja e njohur edhe si Maya Nitão, kishte rreth 100,000 ndjekës në rrjetin Instagram, u dërgua me urgjencë në spital por vdiq më vonë nga plagët që kishte marrë.

Zjarri ndodhi në zonën e pasur të Itaim Bibi, në São Paulo, Brazil, më 25 mars.

Kapiteni i zjarrfikësave Felipe Félis dos Santos tha se janë ende duke pritur informacion mbi rastin e rëndë.

Ai tha: “Zjarri nisi nga brenda, nuk kemi ende të tjera informacione por duket se nuk u përhap në vende të tjera dhe ishte vetëm në apartamentin e viktimës”.

Vëllai 23 vjeçar i Maya, i cili jetonte me të, u dërgua në spital dhe është në gjendje të stabilizuar.

Prindërit kishin ardhur nga Paraíba State në São Paulo për t’i thënë personalisht vëllait të Maya për vdekjen e saj.

Babai César Nitão tha: “Dashuria e jetës tonë është tashmë një yll në qiell, do të të duam përgjithmonë”.

Maya kishte fituar titullin e bukurisë Miss Sertão Paraibano vetëm në janar.

Modelja vinte nga from Campina Grande, në shtetin Paraíba dhe kishte konkuruar në disa kompeticione bukurie prej vitit 2019 duke fituar një total prej nëntë titujsh.

Ajo punonte gjithashtu si modele në São Paulo dhe kishte nxitur të vëllanë të jetonte me të, për të studiuar në qytet.

Babai tha se vajza do të varroset në João Pessoa, Paraíba.

Hetimet për shkakun e zjarrit vijojnë.

FOTO GALERI
1/3
27 vjeçarja Mayara Nitão nga Brazili kishte fituar titullin Miss Sertão Paraibano në fillim të vitit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA