Kuvendi seancë të posaçme, presidenti austriak: Mbështesim Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së!

27/03/2023 14:49

Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar sot një seancë të posaçme në nder të presidentit austriak Van der Bellen.

Gjatë fjalës së mbajtur nga foltorja e Kuvendit, Van der Bellen vlerësoi marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Austrisë, Van der Bellen, duke theksuar se Vjena do të jetë mbështetëset kryesore të integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria është në rrugën e duhur drejt integrimit”- tha zyrtari austriak, duke u bëri thirrje anëtarëve të legjislativit se është koha që bëjnë të njëjtën gjë, të ecin para.

“Austria ka qenë dhe është një nga ato vende anëtare që  mbështesin integrimin e Shqipërisë. Pozita gjeografike mund të jetë një faktor, por jo ai më i rëndësishme, është e qartë se Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes europaine. Prandaj ka kohë që Austria mbështet negociatat e Shqipërisë me Maqedoninë  e Veriut. Austria mbështet jo vetëm intensivisht hapat që merren për tu bërë pjesë e procesit, por këmbëngul që shumë iniciativa të BE që të jenë të hapura për qytetarët që para anëtarësimit. Si për shembull, erasmus plus. Një sinjal i rëndësishëm ishte ai në Tiranë, me shpalljen si kryeqytet i të rinjve, është e rëndësishme që rinia jo vetëm të ketë shanset më të mira, por të besojë në një të ardhme më të mirë të përbashkët. Unë jam i mendimit që ju në Shqipëri, sa i përket anëtarësimit, jeni në pozitë për tu pasur zili, afro 90% e qytetarëve janë pro anëtarësimit. Për vlera të tilla ne nuk i kemi pasur kurrë në Austri, gjatë censusit që kemi pasur në Austri, kemi pasur vetëm 2/3 pro”, tha Van der Bellen.

President austriak premtoi mbështetjen e Shqipërisë deri në integrimin e plotë në BE, ndihmë kjo e cila vinte falë raporteve miqësore mes dy vendeve prej dekadash.

“Austro-Hungaria ka qenë një nga 6 vendet anëtare dhe ka kontribuar në atë kohë në arritjen e pavarësisë së Shqipërisë. Sot me hapjen e negociatave për në BE janë hedhur themelet për integrimin Shqipërisë në BE. Është në dorën tuaj tashmë që me anë të reformave të qëndrueshme që nuk janë dhe shumë të thjeshta. Ta lini pas këtë rrugë sa më parë dhe të jeni të sigurt që Austria do jetë një aleat i ngushtë përkrah jush”, u shpreh Van der Bellen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA