Një grua është arrestuar në SHBA pasi ka qëlluar për vdekje bashkëshortin e saj gjatë një transmetimit direkt në rrjetin Facebook në fundjavë, në atë që policia quante “një vrasje tragjike dhe e pakuptimtë”.
Policia e qytezës Lowndes në Mississippi, SHBA bëri arrestimin gjatë natës së të shtunës pas marrjes së njoftimeve për dhunë familjare në shtëpinë e Kadejah Michelle Brown.
Kur erdhën në vendngjarje ata gjetën viktimën 28-vjeçare, burrin që jetonte në atë shtëpi, të vdekur nga një plumb arme zjarri.
Policia tha se çifti kishin nisur një argument të ashpër dhe gjithçka ishte transmetuar direkt në rrjetin ‘Facebook Live’.
Police arrestoi Brown, dhe sekuestroi një pistoletë 9mm si dhe “prova të tjera fizike” thanë autoritetet në një deklaratë.
Sherifi Eddie Hawkins tha se dyshja, të cilët besohet se ishin të martuar sipas mediave vendase, kishin dhe më parë precedentë për dhunë shtëpiake, por nuk dhanë detaje të incidenteve të mëparshme.
“Kjo ishte një vrasje e trishtë dhe e pakuptimtë, lutjet tona shkojnë me familjen e viktimës”, tha sherifi.
“Ne kemi arrestuar Brown dhe tani presim që sistemi i drejtësisë kriminale ta bëjë atë përgjegjëse.”
Zyrtarët thanë se po vazhdojnë hetimet teksa ajo pret të ngrihen akuzat.
Zhvillimi vjen pas një rasti tjetër në SHBA ku një grua nga Illinois gjeti trupin e balsamosur të bashkëshortit të saj disa muaj pasi kishte vrarë veten në shtëpinë e tyre të mëparshme.
Mediat raportonin se trupi i bashkëshortit Richard, ishte gjetur i varur në një zonë magazinimi tetë muaj pasi ishte shpallur i zhdukur.
Top Channel