
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Ersekë-Korçë”, në dalje të qytetit të Ersekës, mesditën e sotme ku ka mbetur i plagosur shoferi.
29-vjeçari F. I., duke drejtuar automjetin e tij tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga. Drejtuesi i makinës ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.
“Kolonjë/ Informacion paraprak/ Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Ersekë-Korçë”, në dalje të qytetit të Ersekës, shtetasi F. I., rreth 29 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi F. I., i cili u transportua për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel