Presidenti rus Vladimir Putin e ka krahasuar planin e NATO-s për zhvillimin e vendeve të Paqësorit me Fuqitë e Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Përmes një interviste për “Rossiya-1”, shefi i Kremlinit është shprehur i bindur se Perëndimi po i kalon të gjitha linjat e kuqe.
“Çfarë po bëjnë Shtetet e Bashkuara? Ata po krijojnë gjithnjë e më shumë aleanca. Dhe kjo i bën analistët perëndimorë të thonë, jo ne, se Perëndimi po fillon të ndërtojë një “bosht” të ri , të ngjashëm me atë të krijuar në vitet 1930 nga regjimet fashiste nga Gjermania, Italia dhe nga Japonia”- tha Putin duke iu referuar faktit se në vitin 2022, NATO ra dakord për një koncept të ri strategjik për zhvillimin e bllokut.
“NATO ka shkruar se do të zhvillojë marrëdhëniet me vendet e rajonit të Azi-Paqësorit dhe këto vende janë renditur: Zelanda e Re, Australia dhe Koreja e Jugut. Dhe ata njoftuan se do të krijonin një NATO globale. Britania e Madhe dhe Japonia në fillim të këtij viti, në janar, nënshkruan një marrëveshje për zhvillimin e marrëdhënieve në sferën ushtarake”, tha Putin.
Udhëheqësi rus i konsideron vendet perëndimore si nxitës të konfliktit në Ukrainë.
“Ata e kanë bërë furnizimin që nga fillimi në vitin 2014. Një grusht shteti, këtu filloi gjithçka. Ne u detyruam të mbronim popullin e Krimesë. Ata pretendojnë se nuk kanë asnjë lidhje me të. Ata janë nxitësit e këtij konflikti. Dhe sot po shpërndahet më shumë municion, pajisje e kështu me radhë po shpërndahen”, tha ai.
Top Channel