BE i kërkon Bjellorusisë të shmangë strehimin e armëve bërthamore ruse: Do ju vendosim sanksione!

26/03/2023 18:33

BE-ja i ka kërkuar Bjellorusisë të mos presë armë bërthamore ruse, duke paralajmëruar sanksione të mëtejshme nëse kjo ndodh.

Përmes një mesazhi në Twitter, shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell shkroi se: “Që Bjellorusia të presë armët bërthamore ruse do të nënkuptonte një përshkallëzim të papërgjegjshëm dhe kërcënim për sigurinë evropiane.

Bjellorusia ende mund ta ndalojë atë, është zgjedhja e tyre. BE është e gatshme të përgjigjet me sanksione të mëtejshme.”

Kjo vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të shtunën se Moska planifikon të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi.

Dhjetë avionë të aftë për të mbajtur armatimet – të projektuar për t’u përdorur në fushën e betejës, në vend që të fshijnë qytete – thuhet se tashmë janë zhvendosur atje. Më herët, NATO qortoi Moskën, duke e konsideruar retorikën e saj bërthamore “të rrezikshme dhe të papërgjegjshme”.

Ministria e Jashtme e Ukrainës gjithashtu ka kritikuar planet bërthamore të Rusisë dhe bëri thirrje për një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të adresuar kërcënimin e mundshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA