Një person me iniciale Dh.P 54 vjeç i cili po udhëtonte drejt Greqisë me një shumë parash prej 44 750 euro në çantë, është ndaluar në doganën e Kakavijës dhe po ndiqet penalisht në gjendje të lirë.
44 750 eurot u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale, pasi ky shtetas nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
Në përfundim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Dh. P., 54 vjeç, banues në fshatin Dhuvjan, Gjirokastër, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel