Emmanuel Macron e përshëndeti marrëveshjen e arritur mes Kosovës e Serbisë së takimin e Ohrit duke e cilësuar si “një hap domethënës përpara”.
Nga samiti i Bashkimit Europian, ku u diskutua dhe dialogu Prishtinë-Beograd, i ndërmjetësuar prej vitesh nga BE-ja, presidenti francez kujtoi pjesëmarrjen aktive në këtë proces të vendit të tij dhe të Gjermanisë.
“Është thelbësore”, tha ai, “ që të dyja të tregojnë përgjegjësi dhe të zbatojnë atë për të cilën është rënë dakord”. Unë e mirëpres marrëveshjen që u arrit më 18 mars me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë Josep Borrell. Tani është thelbësore që të marrëveshja të zbatohet menjëherë, dhe në mirëbesim”, u shpreh Macron në fundit e samitit dy ditor të krerëve të bllokut në Bruksel.
Shefi i Elizesë vlerësoi lart dhe faktin që Parisi dhe Berlini bashkëpunuan ngushtësisht për këtë marrëveshje, duke hartuar dhe atë që njihet si plani franko-gjerman e që shërbeu si bazë për këtë ujdi. Në fund të ditës së parë të samitit, udhëheqësit e Bashkimit Europian konkluzione në të cilat ata mirëpresin marrëveshjen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për aneksin për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve “si pjesë integrale e rrugës së tyre drejt BE-së”.
Top Channel