Vizatimi i një vajze ruse ndezi një hetim policor, babai i saj përfundon në ndjekje penale

24/03/2023 19:02

Një vizatim i një fëmije në Rusi ndezi një hetim policor.

Një vizatim i 12-vjeçares Masha duket se tregon një grua ukrainase me një fëmijë duke mbajtur një dorë për të thënë jo ndërsa raketat ruse afrohen

Në të majtë është një flamur ukrainas me fjalët “Lavdi Ukrainës”, në të djathtë, flamuri trengjyrësh rus dhe mbishkrimi “Jo luftës!”. Ndërsa raketat fluturojnë nga drejtimi i Rusisë, një nënë dhe vajza e saj qëndrojnë sfiduese për t’ thënë jo raketave. Ky është vizatimi i 12-vjeçares Masha.

Sipas këtij vizatimi, vajza e vogël ruse do të tregojë që është kundër luftës, ku vendi i saj, Rusia, prej kohësh tashmë ka pushtuar Ukrainën.

Shkolla e Mashës kontaktoi policinë pasi 12-vjeçarja vizatoi këtë foto. Fotoja u vizatua në prill të vitit të kaluar. Babai i saj Alexei, një prind i vetëm, kishte kontaktuar këshilltarin e qytetit për këshilla. Policia filloi të hetonte rrjetet sociale të Alexeit, dhe ata i thanë atij se po e rriste vajzën në mënyrë të keqe.

Ai kishte bërë një postim kundër luftës në mediat sociale, dhe u gjobit me 32,000 rubla për diskreditimin e forcave të armatosura ruse. Pak javë më parë ndaj tij u hap një çështje penale. Përsëri, postimet kundër luftës formuan bazën për akuzat për diskreditim. Këtë herë Alexei përballet me një dënim të mundshëm me burg.

Alexei Moskalev shfaqet në një dritare të ndërtesës ku po mbahet në arrest shtëpiak

Babai i Mashës aktualisht është nën arrest shtëpiak në Yefremov, ndërsa vajza e tij  tani për tani është dërguar në shtëpinë e fëmijëve. Atij nuk i është lejuar as të flasë me të në telefon.

“Autoritetet ruse duan që të gjithë të ndjekin linjën. Askush nuk lejohet të ketë mendimin e vet. Nëse nuk jeni dakord me atë që mendon dikush, atëherë mos i lexoni postimet e tyre në rrjetet sociale. Por mos e vendosni atë person në arrest shtëpiak dhe fëmijën e tyre në shtëpinë e fëmijëve”, thotë një këshilltare.

Disa aktivistë janë në mbështetje të babit të Mashës: “Ktheje Mashën te babai i saj!”

Një aktivist ngre një tabelë në gjykatën lokale ku shkruhet: "Ktheje Mashën te babai i saj!"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA