Varre fëmijësh zbulohen në ish-kampin ushtarak në Francë (fotot)

24/03/2023 19:03

Në ish-kampin ushtarak të Saint-Maurice në jug të Francës, gërmime të fundit kanë zbuluar varre fëmijësh, që besohet se janë të minoritetit algjerian Harki, muslimanët pro-francezë që u rekrutuan për të luftuar kundër përpjekjes për pavarësi të Algjerisë.

Kocka fëmijësh u zbuluan në të paktën dy varre, që sipas ekspertëve kishin vdekur nga i ftohti ose sëmundjet ngjitëse.

Arkeologu Patrice Georges-Zimerman, thotë se ka si varre të vjetra ashtu dhe më të reja.

“Jemi të ndërgjegjshëm se ky është një rast i veçantë. Ne tregohemi më të kujdesshëm me varret e vjetra, por në fakt këtu ka varre të reja”.

“Mbërritëm në këtë vend pas studimit të raportit të policisë teksa zbulojmë se këtu kanë qenë të paktën 31 varre”, shton  Zimerman

Aktivistja Nadia Guafria, me prejardhje Harki ecën mes rrënojave për të cilat thotë se i kërkonte prej vitesh, të muslimanëve algjerianë të rekturuar gjatë luftë së Algjerisë në vitet 1954-1962.

Rreth 40 000 prej tyre që u larguan në Francë pas dështimit të luftës koloniale u strehuan në kampe të ndara dhe nuk u integruan kurrë me vendasit, duke vdekur në kushte të mjerueshme.

Ajo shton se aleatët e harruar që luftuan për Francën kundër bashkëkombasve të tyre deri 50 vjet më parë u lanë në harresë dhe rreth 200 000 prej tyre u shfarosën nga mbështetësit e republikës së Algjerisë.

Franca është detyruar të përballet me këtë kapitull të errët të historisë së saj për tradhtinë ndaj luftëtarëve Harki, që u vranë në masë nga vendasit pas fitores së pavarësisë së vendit.

FOTO GALERI
1/3
Në ish-kampin ushtarak të Saint-Maurice në jug të Francës, gërmime të fundit kanë zbuluar varre fëmijësh, që besohet se janë të minoritetit algjerian Harki

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA