Foto Ilustruese

Një 47-vjeçar është vënë në pranga në Fier, pasi ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.

Autori me iniciale A. D., banues në Fier, iu është përgjigjur me dhunë uniformave blu gjatë një kontrolli.

Ndërsa në Mallakastër është arrestuar një 39-vjeçar, pasi u largua nga shtëpia gjatë kohës që ishte në arrest shtëpie. I arrestuari me iniciale E. B. Ishte larguar nga shtëpia dhe u gjet në një lokal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi policisë:

Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 47 vjeç, banues në Fier, pasi ka kundërshtuar me dhunë, punonjësit e Policisë, gjatë përmbushjes së një procedure standarde pune.

Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 39 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA