Universiteti i Cumberlands në SHBA ka arritur një marrëveshje dëmshpërblimi me familjen e një studenti sportist, i cili vdiq tragjikisht nga nxehtësia ekstreme gjatë një praktike dënimi që i ishte imponuar.
Më 31 gusht 2020, studenti 20-vjeçar i mindjes Grant Brace, humbi jetën pasi mori pjesë në një sesion stërvitjeje në fushat e universitetit të shtetit të Kentucky.
Autopsia e vdekjes së Brace vendosi se ai kishte vdekur nga nxehtësia ekstreme pasi një video e publikuar më vonë tregonte studentin që përpiqej më kot të gjente ujë për të pirë pas sesionit tejmundues.
Autopsia vendosi se vdekja e studentit tragjik 20-vjeçar mund të ishte parandaluar.
Javën e kaluar familja e Brace dhe University of the Cumberlands arritën marrëveshjen e dëmshpërblimit.
Në padinë e familjes thuhej se skuadra e 20-vjeçarit ishte detyruar të stërvitej në formë dënimi në temperatura rreth 35 gradë, duke u detyruar nga trajnerët të vraponin poshtë e lart një kodre të njohur si “kodra e dënimit”.
Ata pretendonin gjithashtu se studenti kishte tentuar të përjashtonte veten nga stërvitja, por i ishin thënë se në këtë mënyrë do të përjashtohej nga skuadra.
Në padi thuhet se grupit nuk u ishte dhënë ujë dhe se trajnerët nuk i kishin dhënë rëndësi një gjendjeje shëndetësore që kishte Grant, shkruan rrjeti vendas CNN.
Një tjetër anëtar i skuadrës kishte pretendime të ngjashme në një intervistë me programin Good Morning America.
Alex Myers tha: “Ishte diçka e tmerrshme. Askush nukkishte ujë me vete dhe nuk lejoheshim të shkonim në dollapët tona deri në fund të stërvitjes”.
Pas arritjes së marrëvehsjes kancelari i universitetit Jerry Jackson, tha në një njoftim për shtyp: “Grant ishte një i ri i dashur e i talentuar që po shijonte vitet e universitetit. Komuniteti ynë vijojmë të mbajmë zi për vdekjen e tij të parakohshme”.
Me pranimin e dëmshpërblimit $14.1 milionë, universiteti tashmë kërkohet të zbatojë dhe një protokoll trajnimi për sëmundjet e nxehtësisë që quajtur tashmë ‘B.R.A.C.E Protocol’ në nder të të ndjerit.
Pas arritjes ë marrëveshjes, familja e Brace postonte një deklaratë në Facebook.
Aty thuhej: “Padia civile është zgjidhur pasi ne refuzuam përjekjet e shumta të universitetit që cështja të mbahej sekrete e konfidenciale, ne nuk heshtim kurrë”.
“Ne besojmë se historia e Grant mund të ketë pasoja në çështje të ngajshme dhe protokollet e mbrojtjes ndaj abuzimeve”.
Top Channel