Ministria e Mbrojtjes e Finlandës ka njoftuar një paketë të re prej 161 milionë eurosh mbështetje ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë sigurimin e tre tankeve të tjera “Leopard 2”.
Vendi tashmë ka premtuar se do të dërgojë nga tanket e prodhimit gjerman në Ukrainë, me njoftimin e fundit totali arrin në gjashtë.
Ministria e Mbrojtjes deklaroi se Finlanda do të financojë trajnimin për tanket si dhe mirëmbajtjen e tyre.
Armët e rënda dhe municionet do të dërgohen gjithashtu në Kiev për luftën e tij kundër rusëve.
“Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona të vendosura për të mbështetur Ukrainën në zmbrapsjen e pushtimit brutal të Rusisë”, deklaroi Ministri i Mbrojtjes Antti Kaikkonen.
Finlanda është ndër disa vende që kanë premtuar tanke për Ukrainën, Gjermania njoftoi në janar se do të dërgonte 14 nga Leopard 2, ndërsa SHBA thotë se do të dorëzojë tanket M1 Abrams për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës.
Suomi lahjoittaa Ukrainalle puolustustarvikeapua.
Pakettiin sisältyy lisää Leopard 2 –raivauspanssarivaunuja.
🔗: https://t.co/MRpBDDR7XH pic.twitter.com/qH3DFAEuCp
— Puolustusministeriö (@DefenceFinland) March 23, 2023
Top Channel