Tërmetet në Afganistan e Pakistan shkaktojnë viktima e panik! Dëme materiale në të dy shtetet

22/03/2023 12:28

Një tërmet i fuqishëm i magnitudës 6.5 ka goditur Pakistanin dhe Afganistanin, duke lënë të vdekur të paktën 13 persona, dhjetëra të plagosur e dëme të mëdha materiale në të dyja vendet e prekura prej tij.

Situata është kaotike dhe autoritetet autoritetet po përballen me vështirësi për të mbledhur të dhëna për viktimat dhe dëmet sidomos në zonat e largëta. Në Kabul, njerëzit e kaluan të tmerruar natën jashtë.

Tërmeti goditi këtë rajon në Azinë Jugore në orët e vona të së martës, duke bërë që banorët të dilnin nga shtëpitë e tyre. Të paktën nëntë persona vdiqën në Pakistan dhe katër në Afganistan. Shërbimi Gjeologjik amerikan e vendos epiqendrën e lëkundjes në 40 km në juglindje të qarkut Jurm, në rajonin malor afgan Hundukush, që gjendet në kufi me Pakistanin dhe Taxhikistanin.

Dridhjet e tokës u ndien në një perimetër të madh. Shumica e viktimave u shkaktuan nga shembja e shtëpive. Vitin e kaluar, i njëjti rajon e Afganistanit u godit nga një tërmet prej 6.1, duke lënë të vdekur 1.150 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë.

Rajoni që u godit nga tërmeti gjendet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Më 2005, nga tërmeti prej 7.6 shkallësh ishin vrarë mijëra persona në Pakistan dhe Kashmir.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA