Luani i prish momentet romantike një çifti që po relaksoheshin në një vaskë

22/03/2023 10:36

Një luan mali ka sulmuar një çift që po pushonin në vaskë gjatë pushimeve.

Luani iu afrua çiftit që ndodheshin në një vaskë me ujë të nxehtë të instaluar në tokë të shtunën rreth orës 20:00, sipas Colorado Parks and Wildlife.

Ndërsa po shijonte vaskën me ujë të nxehtë, burri tha se ndjeu se diçka i kapi kokën.

Ai dhe gruaja e tij filluan të bërtasin dhe të spërkasin ujë mbi kafshën. Gruaja kapi një elektrik dore dhe ia drejtoi kafshës duke e identifikuar se ishe një luan mali. Luani i la katër gërvishtje të cekëta në majë të kokës, si dhe pranë veshit të djathtë.

Menaxheri i kafshëve të egra Sean Shepherd tha: Ne mendojmë se ka të ngjarë që luani i malit të ketë parë kokën e njeriut duke lëvizur në errësirë në nivelin e tokës, por nuk i ka identifikuar njerëzit në vaskë të nxehtë. Çifti bëri gjënë e duhur duke bërë zhurmë dhe duke ndezur një dritë mbi luanin. Edhe pse burri kishte këndime të lehta, ne po e marrim shumë seriozisht këtë incident.

Burri kishte pastruar plagët e tij në kohën kur zyrtarët e agjencisë së kafshëve të egra arritën në vendngjarje dhe ai refuzoi ndihmën mjekësore. Megjithatë, oficerët arritën në përfundimin se gërvishtjet e tij ishin në përputhje me kthetrat e luanit të malit.

Drita dhe zhurma e bënë luanin e malit të largohej rreth 20 metra nga vaska e nxehtë.

“Ata vazhduan të bërtasin drejt luanit të malit dhe pas një kohe të shkurtër ai u ngjit në majë të një kodre pranë disa shkëmbinjve, ku u përkul dhe vazhdoi të shikonte çiftin”, tha agjencia e kafshëve të egra.

Zyrtarët e kafshëve të egra kanë vendosur tabela dhe kanë paralajmëruar fqinjët se do të vazhdojnë të gjurmojnë luanin.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA