Janë publikuar disa foto të udhëheqësit suprem të Koresë së Veriut Kim Yong-un gjatë inspektimit të një lëshimi rakete javën e kaluar dhe në to vihet re se xhaketa ka disa njolla të bardha
Kjo ka shkaktuar frikë tek stafi i Kimit, ku mendohet se përgjegjësi për këtë gjë do ndëshkohet. Eksperti i Koresë së Veriut Michael Madden tha se ata që janë përgjegjës përballen me ulje në detyrë ose punë të rëndë, por edhe ekzekutimi nuk mund të përjashtohej.
“Reagimi im fillestar ishte o Zoti im. Personeli që ka irrituar liderin suprem dënohet zakonisht me ulje në detyrë ose detyra të rënda. Nuk ka gjasa që dikush të goditet për diçka të tillë, përveç nëse lideri ndihet veçanërisht i zhveshur. Personat përgjegjës ndoshta do të dërgohen në një kantier ndërtimi ose një fermë për një ose dy muaj për këtë shkelje të vogël, por nuk është e padëgjuar që të dënohen me ekzekutim.
Ka rrëfime se babai i liderit, Kim Yong-il, ka dërguar truproja dhe anëtarë të stafit të tij personal në burgje dhe në një rast dikush është pushkatuar për shkelje shumë të vogla. Një histori e pakonfirmuar është se një anëtar i stafit të tij personal u ul në tavolinën e tij dhe piu një nga cigaret e tij. Kim Yong-il e zbuloi këtë dhe e vrau”, ka thënë Michael Madden.
Madden, i cili drejton uebsajtin e Koresë së Veriut Leadership Watch, tha se fajtorët mund të shkruajnë një letër falje për të minimizuar dënimin e tyre.
Por ai tha se ishte gjithashtu e mundur që Kim ta anashkalojë këtë gjë pasi ai është shumë më pak i prirur ndaj ndryshimeve të humorit dhe problemeve emocionale sesa babai i tij.
Top Channel