Me qindra besimtarë të të gjitha moshave vizituan në këtë ditë të bukur me diell Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, në Tiranë. Në ditën e Sulltan Novruzit kremtohet fisnikëria e bektashinjve dhe ringjallja e jetës dhe e shpresë për të ardhmen.
“Sot është ditëlindja e Imam Aliut në Qabe. Kjo ditë përkon edhe me ekuinoksin pranveror.”– shprehen qytetarët
Unë dëgjova në një emision ku thuhej se për 40 vjet dita e Sulltan Nevruzit ka bërë diell dhe ndahet dimri dje dhe pranvera sot e tutje.
Bektashinjtë janë njerëzit më tolerantë, njerëz që dinë të falin, dinë të presin, dinë të japin bujari, kanë shpirt të gjerë. Skrapari pastaj është unik është 100% bektashi.
Ne e kemi festuar fshehurazi edhe në diktaturë. Neve na thoshte nëna, mos tregoni jashtë se çfarë keni ngrënë. Therej kaposhi, bëhej byreku me 12 jeshillëqe dhe me lekun. Bënim vizita tek miq e të afërm dhe qerasnim me çfarë na ndodhej.
“Uroj pranverë në zemrën e çdo shqiptari e shqiptareje, dhe një ndryshim të pandalshëm për të mirën e vendit.”- tha ish-Presidenti Meta
Në persisht “Novruz” do të thotë “Ditë e re”. Origjinën kjo festë e ka në Anadoll, në shekullin e 14. Në vendin tonë kjo shënohet si festë zyrtare që nga vitit 1996.
Top Channel