Një person ka sulmuar fizikisht një polic në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Jarinje, dhe ka ikur në drejtim të panjohur të kufirit, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur të martën, teksa qytetari ishte ndaluar nga Policia për procedura policore.

Policia e Kosovës thotë se rasti është duke u hetuar, ndërsa zyrtari policor po merr trajtim mjekësor.

“PKK. Jarinje 21.03.2023-17:50. I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njëjti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit. Rasti është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA