Në pamjet e mësipërme janë momentet kur janë arrestuar disa nga shpërndarësit e kokainsës në Tiranë, gjatë operacionit anti-drogë me 25 të përfshirë.
Të arrestuarit janë: Fabian Qoku,Redi Lolaj, Eduard Hysa, Dorjano Çela, Enver Mehmeti, Fatbardh Bardhi, Martin Kuka, Marsel Gjona, Mariglen Hoxha, Muharrem Tarushi, Polikron Shabani, Erion Xhaxho, Altin Llani dhe Jurgen Hasamataj.
Ata vepronin si dy grupe kriminale të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së heroinës, kokainës dhe kanabisit në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në lokale nate si dhe në ambiente pranë shkollave.
Gjatë operacionit u sekuestruan 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 mln lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete si dhe 29 aparate celulare.
Top Channel