Presidenti kinez Xi Jinping duhet t’i bëjë presion Vladimir Putinit që të “ndalojë krimet e luftës” në Ukrainë, thonë Shtetet e Bashkuara.

Dy liderët përgatiten sot për një ditë të dytë bisedimesh teksa shefi i izoluar ndërkombëtarisht i Kremlinit u shpreh i hapur të diskutojë më kreun e shtetit kinez propozimin e Pekinit mbi konfliktin në vendin fqinj.

Udhëtimi i Xi-së në Moskë është parë si një shtysë e rëndësishme për partnerin e tij strategjik, Putinin, në emër të të cilit është lëshuar së fundi një fletë arresti ndërkombëtar mbi akuzat e deportimit të paligjshëm të fëmijëve ukrainas.

Lideri kinez pritet të vazhdojë ta pozicionojë veten si një paqebërës potencial gjatë ndalesës së tij dy ditore në Rusi, e para vizitë shtetërore e tij atje që prej fillimit të agresorit rus në Ukrainë. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë i bëri thirrje Xi që t’i kërkojë homologut të tij rus të tërheqë ushtarët nga Ukraina, duke insistuar se kërkimi i një armëpushimi nuk do të mjaftonte.

“Ne shpresojmë që presidenti Xi t`I bëjë presionin presidentit Putin që të ndalojë bombardimin e qyteteve, spitaleve dhe shkollave të Ukrainës, të ndalojë krimet e luftës dhe mizoritë e tjera e të dhe të tërheqë trupat e tij. Por ne jemi të shqetësuar se në vend të kësaj, Kina do të përsërisë thirrjet për një armëpushim, cka i lë forcat ruse brenda territorit sovran të Ukrainës. Një pushimzjarri nuk e zgjidh largimin e tyre nga Ukraina, e do të ratifikonte në mënyrë efektive pushtimet e paligjshme të Moskës atje”, tha John Kirby.

Ndërkohë, kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka mbërritur për një vizitë të befasishme në Kiev për bisedime me Presidentin Volodymyr Zelensky. Rrugëtimi i tij, dhe përcjellja e solidaritet dhe mbështetjes për Ukrainë, shihet si si një kundërpeshë e qartë ndaj vizitës së Xi-së në Moskë, pasi Japonia dhe Kina e shohin njëra-tjetrën si rivalë rajonalë, ndërsa Tokio që nga fillimi i konfliktit i ka ofruar Kievit një miks ndihmash ushtarake humanitare, financiare dhe jo-vdekjeprurëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA