Dy vrasje në familje janë parandaluar nga policia e Tiranës gjatë 24 orët e fundit.
Në rrugën Misto Mame në Tiranë policia arrestoi 41-vjeçarin Juljan Xhima i cili kërcënonte me kallashnikov familjen e tij. 41-vjeçari ka qenë në një drekë familjare ku ka konsumuar alkool dhe më pas për arsye banale u konfliktua me familjen dhe tentoi t’i vrasë me kallashnikov.
Falë ndërhyrjes së policisë ngjarja u parandalua. Disa orë më vonë, një tjetër i ri në kryeqytet me një armë automatike kërcënoi vëllanë dhe dajën e ti.
Policia kishte marrë informacion në rrugë operative se 31-vjeçari Iljaz Meçani ushtronte dhunë të vazhdueshme dhe kërcënonte të afërmit dhe kreu arrestimin në flagrancë të tij.
Ndërsa pak pas mesnate në zonën e Alliasit në kryeqytet u dogj qëllimisht një automjet “Benz”. Falë kamerave të sigurisë rezultoi se makina e të riut ishte djegur nga një familjar i tij pas një konflikti për motive të dobëta. Autori u shpall në kërkim nga policia.
Top Channel