Një 59 vjeçar është në ndjekje penale pasi iu gjet një shumë parash të futura ilegalisht, në vendin tonë.
Shuma e parave të gjetura gjatë kontrollit fizik nga policia ndaj E. M., banues në Bullgari, ishte 19 000 euro.
Këto para u sekuestruan në cilësinë e provës materiale ndërsa Prokuroria e Elbasanit vijon hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Po ashtu në ndjekje penale janë edhe dy persona të tjerë. R. T., banues në fshatin Kozan dhe 66 vjeçari, B. R., banues në Prrenjas, u kapën nga nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa lejet përkatëse.
Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
“DVP Elbasan/Procedohen penalisht 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Strukturat operacionale të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 59 vjeç, banues në Bullgari, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 19 000 euro të cilat dyshohet se i ka futur në vendin tonë, në kundërshtim me ligjin. Në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Elbasan dhe Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. T., banues në fshatin Kozan dhe B. R., 66 vjeç, banues në Prrenjas, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa lejet përkatëse. Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel