Vijojnë tensionet në Kosovë pas arritjes së dakordësisë mes Kosovës dhe Serbisë në Samitin e Ohrit për zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve.
Partitë opozitare në Kosovë PDK e LDK kanë ruajtur një qëndrim të ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për arritjen e pajtueshmërisë me presidentin serb, Aleksander Vuçiç. Kjo është manifestuar edhe gjatë ditës së sotme kur aktivistë të PSD-së i kanë hedhur tortë dhe “milkshake” (lëng frutash) zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislmi, dhe pamjet e incidentit i kanë shpërndarë në rrjetet sociale.
“Tortë e milkshake për “Zajednicën”. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre. Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00”, ka thënë PSD-ja në njoftimin e saj në Facebook.
Në tortën me të cilën u tentua të goditej në fytyrë Bislimi, shkruhej “përhajër Zajednicën”, duke aluduar në Marrëveshjen e Ohrit, me të cilën PSD-ja thotë se u pranua “themelimi i Zajednicës”.
Top Channel