Hera e parë në 30 vjet, ministrja gjermane viziton Tajvanin, “tërbohet” Kina

21/03/2023 14:40

Ministrja gjermane e Arsimit, Bettina Stark-Watzinger e bë e para anëtare e një kabinetit qeveritar gjerman që viziton Tajvanin në 26 vjet.

Stark-Watzinger nënshkroi Marrëveshjen për shkencë dhe teknologji me Këshillin Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë në ditën e parë të ndalesës së saj në ishull, që nuk kaloi pa ngjallur zemërimin e Kinës.

Pekini e konsideron Tajvanin e vetëqeverisur si pjesë të territorit të vet dhe thotë se do ta marrë një ditë kontrollin e tij, qoftë edhe me forcë nëse është e nevojshme. Frika e një përplasjeje të armatosur megjithatë, e cila mund të përfshinte në konflikti dhe mbrojtësen e madhe të ishullit, SHBA-në, duket po e mban larg vënies në jetë të këtij synimi.

Kina vazhdimisht i ka kundërshtuar vizitat dhe angazhimin e Tajvanit me zyrtarët ndërkombëtarë. Sa herë ka pasur vizita të zyrtarëve të huaj atje, ajo ka demonstruar forcën ushtarake e ka shtuar presionin diplomatik dhe ekonomik, sidomos pas ndalesave nga politikanë amerikane dhe europianë.

Vizita e Stark-Watzinger vjen dy muaj pasi një delegacion i lartë i Parlamentit gjerman udhëtoi drejt Tajvanit, edhe ajo një lëvizje e kritikuar ashpër nga lidershipi kinez. Ministria e Jashtme gjermane ndërkohë vetëm javën e kaluar e riafrimoi përkushtimin e saj për politikën “Një Kinë” sepse me Pekinin ka raporte dypalëshe, por në të njëjtën kohë ruan relata “të ngushta e të mira edhe me Tajvanin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA