Covid-19/ MSH bën bilancin: 393 testime dhe 20 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

21/03/2023 20:14
Foto Ilustruese

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 20 qytetarë të infektuar me Covid-19.

Në njoftimin për përditësimin e të dhënave bëhet me dije se nga 393 testime kanë rezultuar pozitivë: 12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Patos, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Sarandë.

Po ashtu, në 24 orët e fundit fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete si pasojë e virusit. Aktualisht 5 pacientë po marrin trajtim në Infektiv, si dhe janë shëruar 4 qytetarë. Ndërkaq, 150 qytetarë janë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin.

Njoftimi i MSH:

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 393 testime, nga të cilët 20 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Patos, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Sarandë.

Janë 150 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,995 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 21 Mars 2023)

Raste të reja ditore 20
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 393

Testime totale 2,046,216
Raste pozitive 333,746
Raste të shëruara 329,995
Raste Aktive 150
Humbje jete 3,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 133
Fier 6
Durrës. 4
Berat. 4
Shkodër. 1
Vlorë 1
Lezhë. 1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA