Varkat çajnë mes peshqve të ngordhur, Australia ngre duart lart: “Nuk i heqim dot”!

20/03/2023 12:08

Një përpjekje masivë pastrimi ka nisur në Australi pasi miliona peshq të ngordhur mbushën një lumë të New South Wales.

Policia njoftoi se peshqit do të pastrohen nga “zonat me densitet të lartë”, por nuk do të jetë e mundur të hiqen të gjithë. Pavarësisht ankesave për një erë kundërmuese dhe videove që i tregojnë peshqit të kalben në brigjet e lumit, autoritetet sërish tentuan t`i sigurojnë banorët vendase se furnizimi me ujë mbetet i një “cilësie të lartë”.

Ngordhja e peshqve mendohet të jetë shkaktuar nga nivelet e ulëta të oksigjenit në lumë pas një vale të nxehti të përjetuar së fundi në këtë rajon. Një qendër emergjence është ngritur në qytetin Menindee për të koordinuar reagimet ndaj situatës e për të monitoruar cilësinë e ujit.

Duke e përshkruar operacionin si “tejet sfidues dhe domethënës”, shefi I policisë NSW, Brett Greentree e cilësoi këtë ngjarje si “të paprecedentë pasi llogaritet qw peshqit e ngordhur të jenë me miliona”. Sipas tij, specialistët do të përpiqen t`i largojnë peshqit me rrjeta, por dua të tregohem i ndershëm me komunitetin shtoi ai, duke pohuar se edhe në këtë mënyrë, nuk do të jetë e mundur që të hiqen të gjithë peshqit e ngordhur.

Menindee ka një popullsi prej vetëm 500 banorësh, e vitet e fundit është përballur sa me thatësira të mëdha, aq edhe me përmbytje te befasishme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA