Foto Ilustruese

Parlamenti Evropian do të votojë përfundimisht të enjten për heqjen e vizave për qytetarët kosovarë. Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Institutit të Kosovës për Politike Evropiane (EPIK), Demush Shasha.

Parlamenti Evropian do të votojë përfundimisht të enjten për heqjen e vizave për qytetarët kosovarë. Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Institutit të Kosovës për Politike Evropiane (EPIK), Demush Shasha.

Përmes një mesazhi në Twitter, Shasha ka publikuar agjendën e votimit që do të bëhet në Parlamentin Evropian më 23 mars. Më herët në 15 mars, gjatë një dalje publike në mediet kosovare shefi i EPIK u shpreh se optimist për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke theksuar se kjo është punë e kryer.

Këshilli i Bashkimit Evropian, institucioni kryesor që e ka bllokuar procesin, e kaluar ka miratuar në lexim të parë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Sidoqoftë, sipas Shashës, edhe po të dojë ky institucion tani nuk ka rrugë ligjore për ta bllokuar procesin.

“Gjasat janë shumë të mëdha që çdo gjë do të finalizohet sa i përket procedurës ligjore vendimmarrëse deri në fund të muajit të ardhshëm. Dhe kjo lejon pastaj kohë të mjaftueshme që të përgatitet edhe sistemi ETIAS, por edhe në rast të mosfunksionalizimit të sistemit gjasat janë pothuajse 100 për qind që nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët do të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Është e pamundur në këtë fazë që procesi të bllokohet. Këshilli i Bashkimit Evropian ka qenë institucioni kryesor që e ka bllokuar procesin e liberalizimi. Këshilli javën e kaluar ka miratuar liberalizimin e tani edhe po të dojë ta bllokojë procesin nuk ka rrugë ligjore”, tha më herët ai.

Shasha ka shpjeguar se i vetmi hap që ka mbetur është që Parlamenti Evropian ta miratojë rregulloren e ndryshuar.

Rregullat e reja të lëvizjes në Bashkimin Evropian i mundësojnë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh, në çdo periudhë 180-ditore, ndërsa ato rregulla do të aplikohen më së voni më 1 janar 2024, atëherë kur do të aplikohet edhe sistemi ETIAS.

Vendet e BE-së kanë rënë dakord: mbajtësit e pasaportave të Kosovës do të mund të udhëtojnë në BE pa vizë. Rregullat e reja duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian përpara se të hyjnë në fuqi. Ato do të aplikohen më së voni deri më 1 janar 2024”, shkruhet në postimin në Twitter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA