Prej dy vjetësh në fshatin Imsht të Lushnjës është hapur një pikë grumbullimi për kallamat e kanaleve.

Kjo pikë që i eksporton në Itali punëson rreth 10 punëtorë.

Kallamat mblidhen nëpër kanalet e Myzeqesë. Një punëtor duhet të pastrojë 1 mije copë kallama që të marrë 20 mijë lekë të vjetra në ditë.

Kallamat e kanaleve kërkohen për lidhjen e fasules dhe të fidanëve te shalqirit në Itali. Ato zgjidhen 3 metra te gjatë dhe pasi pastrohën lidhen dhe vendosen nëpër kontejnerë të presuar.

Një pikë tjetër është në Fier dhe këto biznese kanë ndikuar që pastrimi i kanaleve të mos bëhet më duke u vënë flakën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA