Një shofer i minibusi, i cili po kthente një grup besimtarësh hebre në Londër, ka vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur pasi automjeti u përmbys në Belgjikë.
Një djalë 15-vjeçar mbetet në gjendje kritike dhe po lufton për jetën. Shoferi humbi kontrollin e minibusit duke goditur një makinë tjetër në qytetin verior të Antwerp rreth orës 3:30 të mëngjesit.
Shoferi dyshohet se nuk ndaloi pasi goditi një BMW dhe vazhdoi udhëtimin e tij me shpejtësi përpara se të humbiste kontrollin e drejtimit ndërsa përpiqej të kthehej në unazë, sipas raporteve të mediave lokale.
Më pas minibusi goditi një shtyllë të tramvajit, ku shoferi humbi jetën dhe një djalë 15-vjeçar ka mbetur në gjendje kritike. Policia thotë se 15 pasagjerë të tjerë u plagosën në aksident.
Djali 15-vjeçar, i cili ndodhet në rrezik për jetën, aktualisht po trajtohet në spitalin Sint Vincentius në Antwerp.
Lëndimet e marra nga pjesa tjetër në bord u përshkruan si të lehta, dhe shumica tashmë kishin dalë nga spitali.
Shoferi i BMW-së i përfshirë në përplasjen u dërgua gjithashtu në spital.
Besimtarët hebre udhëtojnë pothuajse çdo javë me autobus që të marrin pjesë në lutjet e së shtunës në sinagogën në Mercatorstraat.
Më pas, vizitorët zakonisht qëndrojnë me familjen ose miqtë në qytet përpara se të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar.
Top Channel