14 ditët e festave zyrtare duhet të rishikohen nga qeveria sipas sociologëve dhe populli shqiptarë të gëzojë pushimin në ditë që kanë rëndësi historike për shqiptarët.

Unë mendoj se nuk janë përcaktuar si duhet festat zyrtare dhe duhet të ketë një riorganizim”- shprehet sociologu Zyhdi Dervishi.

Brenda riorganizimit, profesor Zyhdi Dervishi propozon që 7 marsi, dita e mësuesit, të jetë pushim e të renditet në kalendarin e festave zyrtare.

Ka një arsye madhore sepse populli shqiptar është i vetmi në Europë që ka derdhur gjak për shkronjat. Shumë mësues janë burgosur dhe sakrificat e brezit të tyre duhet të njihen, ndaj mendoj se 7 marsi të jetë festë zyrtare. Si dhe me zhvillimet që shoh sot, vë re në 7 mars një ngërç, ka iniciativa personale nga mësuesit për reduktimin e programit mësimor. Por ajo duhet të jetë ditë pushimi për ta. Pra le të shkojnë në shkollë për të reflektuar e për të marr urime nga nxënësit, por mos të zhvillohet mësim“- shton Dervishi.

Ndërkohë, sociologët vënë re se ka një raport të pabalancuar mes ditëve të punës dhe pushimeve në institucionet shtetërore. Ndryshe nga privati ku ditët për punonjësit në përgjithësi nuk dallojnë nga njëra tjetra, administrata pushon gati 5 muaj në vit.

Përveç 14 ditëve të festave zyrtare, administrata është e mbyllur dhe të shtunave e të dielave, shto edhe 28 ditët e lejes së zakonshme rezulton që nga 365 ditët e vitit punonjësit e shtetit punojnë vetëm 219 ditë.

“Unë mendoj se duhet të ketë një balancim mes punës dhe pushimit. Ne nga njëra anë duhet të marrim shembullin ndërkombëtar të pushimeve, por nga ana tjetër duhet të kemi edhe logjikën e gjermanit që pas luftës së dytë botërore punuan intensivisht për të ngritur vendin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA