Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç në një konferencë për media të dielën ka folur rreth bisedimeve të djeshme në Ohër.

Duke dhënë detaje për takimet që zgjatën gjatë gjithë ditës, Vuçiç e nxori veten si hero të takimit. Sipas tij, ai ishte më i qëndrueshmi brenda ekipit të tij.

 “12 herë dje e ndryshuam tekstin. Dua t’i falënderoj njerëzit që ishin dje me mua sepse gjithmonë është stresuese, sa herë duhet të analizoni, të konsultoheni me ekspertë duke i pyetur a mundemi për këtë, a guxojmë për këtë dhe presioni sa vjen e shtohet. Për mua është përparesi kur kjo zgjat 12-13 orë sepse jam më i qëndrueshëm se të tjerët, për mua problem është kur zgjat 2 ose 3 orë, kur është 12-13 koncentrimi im është i shkëlqyer, më i mirë se i të tjerëve. Kështu ishte edhe mbrëmë në orët e vona”

Takimi i Ohrit në 18 mars ishte në fakt një maratonë. Gjatë mëngjesit liderët zhvilluan takime ndarazi me përfaqësues të lartë të BE dhe SHBA, ndërsa rreth orës 3 e gjysëm të pasdites ata u ulën në tryezë së bashku me përfaqësuesin special dhe atë të lartë të BE, Lajçak e Borrell.

Rreth orës 16 e gjysmë ndodhi pushimi i parë, ndërsa Vuçiç e Kurti filluan konsultimet me delegacioent e tyre për të nisur sërish bisedimet në pesë e gjysmë të pasdites.

Rreth katër orë më pas ndodhi një tjetër pauzë, ndërsa në orën 22 u njoftua se takimi kishte përfunduar. Më pas të dy palët folën për media për të dhënë qëndrimet mbi dakordësimin e arritur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA