Shqipëria pati një rimëkëmbje mjaftë të mire të turizmit pas periudhës pandemike. Gjatë vitit të kaluar vendi ynë u vizitua nga 7.5 milionë turistë, shifër kjo shumë herë me e lartë krahasuar me vitin 2019.
“Shtimi i kompanive low cost në Shqipëri shtoi dhe dyfishoi numrin e qyteteve nga ku fluturohet direk në raport me 2019. Sa më shumë shtohet numri i emigrantëve që kanë lindur në Shqipëri dhe marrin dokumente qëndrimi jashtë vendit, aq më shumë aq më shumë na shtohet numri i atyre turistëve le të themi të huaj por me origjinë dhe kombësi shqiptare që vijnë në Shqipëri”– tha Besnik Vathi, operator turistik.
Vendi ynë ka zgjuar interes për tu vizituar nga të huajt dhe pritet që ky vit të tejkalojë numrin e turistëve që u regjistruan për 2022-shin.
“Unë mendojë që, besojë do e kalojë. Shqipëria vazhdon akoma të jetë konkurrente me çmime në tregun turistik rajonal dhe besoj do të vazhdojë akoma të ketë tendencë rritje”- tha Besnik Vathi, operator turistik.
Në krahasim me vitin 2021, pati një rritje me 32% të shtetasve të huaj që erdhën në vendin tonë. Bukuritë natyrore të Shqipërisë shpeshherë janë bërë tituj të mediave të huaja, si destinacione që duhen vizituar. Ndërkohë që historia, traditat por edhe çmimet e ulëta shtojnë kuriozitetin për të ardhur në Shqipëri.
Top Channel