“Ohri”/ Krasniqi kritika të ashpra Kurtit: Brezat e ardhshëm do ta trashëgojnë konfliktin e ngrirë me Serbinë!

19/03/2023 13:37

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar takimin e djeshëm në Ohër dhe rezultatet që prodhoi ai takim.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Krasniqi ka shkruar se në më pak se tri javë, Kurti pranoi gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte.

Me 27 shkurt, në Bruksel, Kryeministri Kurti e pranoi propozimin evropian. Dje, me 18 mars, ai u dakordua edhe për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Në më pak se tri javë, Albin Kurti pranoi gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte, përgjatë tërë jetës së tij politike me predikime të rrejshme e mashtrime të panumërta”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas Krasniqit, “përtej mashtrimeve të Kurtit, brenga ynë mbetet Kosova, qytetarët tanë dhe brezat e ardhshëm, të cilët sipas Krasniqit përveç që e kanë humbur besimin në perspektivën që ofron Kosova, do ta trashëgojnë për vite me radhe konfliktin e ngrirë me Serbinë.”

“Kjo është pasojë direkte e gabimeve të Albin Kurtit që ka negociuar dhe mundësuar këtë marrëveshje që është e pamjaftueshme për Kosovën dhe që nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare.

Marrëveshja pa njohje reciproke, e përqendruar në një asociacion të avancuar e autonomi politike për komunitetin serb dhe pa garanci për integrimin euro-atlantik të Kosovës është dështim i madh politik e kombëtar, të cilin do ta paguajmë shtrenjtë dhe gjatë, të gjithë”, ka shkruar Krasniqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA