Pas orëve të gjata negocimi Kosova dhe Serbia u pajtuan me aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve që u aprovua me një deklaratë të Bashkimit Evropian.

Aneksi është shtojcë integrale e marrëveshjes bazë dhe parashikon që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për të respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe këtë aneks, dhe të implementojnë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga ajo.

Marrëveshja dhe ky aneks po ashtu për palët bëhen pjesë kyçe e proceseve të integrimit.

“Menjëherë pas miratimit të Marrëveshjes dhe këtij Aneksi, lehtësuesja, BE-ja do të nisë procesin për të amandamentuar Kapitullin 35 për Serbinë për të pasqyruar detyrimet e reja të Serbisë që rrjedhin nga Marrëveshja dhe ky Aneks. Agjenda e Grupit Special të Kosovës për Normalizim po ashtu do të reflektojë obligimet e reja të Kosovës që burojnë nga Marrëveshja dhe Aneksi”, thuhet në aneks.

Palët janë dakorduar të miratojnë si çështje urgjente Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Gjithashtu specifikohet edhe neni 7 i marrëveshjes bazë për vet menaxhimin e komunitetit serb në Kosovë.

“Për ta implementuar nenin 7, Kosova fillon menjëherë negociatat brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të krijuar aranzhime dhe garanci specifike për të siguruar nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse në dialog, siç përcaktohet nga BE-ja lehtësuese”, thuhet në aneks.

Për të mbikëqyrur zbatimin e aneksit do të themelohet një Komitet i përbashkët Monitorimi 30 ditësh.

Sa i përket nenit 9, të përfitimeve financiare, brenda 150 ditësh mbahet në konferencë donatorësh, por që mjetet nuk disbursohen pa u zbatuar në tërësi aneksi.

Palët po ashtu janë zotuar të implementojnë aneksin pa ndikimin dhe pengimin e njëra tjetrës, derisa aneksi përmbyllet me një paralajmërim për palët në rast moszbatimit që thotë se kjo do ndikojë proceset integruese të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA