Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Mijëra njerëz marshuan sot në Lisbonë për të kërkuar paga më të larta dhe masa të tjera për të kundërshtuar rritjen e kostos së jetesës.
Marshimi, i thirrur nga CGTP, konfederata kryesore e sindikatave të vendit, erdhi një ditë pas grevës mbarëkombëtare të nëpunësve civilë në mbështetje të rritjes së pagave.
Sindikatat i kërkojnë qeverisë të zbatojë një paketë masash kundër varfërisë, duke përfshirë kontrollin e çmimeve të nevojave bazë dhe ndërhyrje për të kufizuar rritjen e qirave dhe koston e kredive për pasuri të paluajtshme.
Në vitin 2022, inflacioni arriti në 7.4%, niveli më i lartë në 30 vjet.
Sekretarja e përgjithshme e CGTP Isabel Camarinha i tha turmës se donte rritje të pagave me të paktën 10%, mbi normën e inflacionit dhe jo më pak se 100 euro rritje për të gjithë punëtorët.
Top Channel