Ka dakordim për themelimin e komunave me shumicë serbe sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015, tha presidenti Alekdander Vuçiç në deklaratën e tij për mediat pas përfundimit të takimit me kryeministrin Albin Kurti në Ohër.

Për këtë jam shumë i lumtur”, u shpreh Vuçiç.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe ka qenë një ndër kushtet e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Me Asociacionin, Komunat me shumicë Serbe në Kosovë konsiderohen një entitet legal i themeluar në përputhje me “Ligjin mbi Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Këtë të shtunë, në Ohër të Maqedonisë së Veriut u diskutua për më shumë se 10 orë marrëveshja e dakorduar në parim në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, e cila nuk përfshin njohjen e ndërsjelltë, por kërkon që palët të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë tokësore të njëra-tjetrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA