Një orë para fillimit të takimeve në kuadër të dialogut në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Kurti në këtë takim është i shoqëruar nga zëvendësi i tij Besnik Bislimi dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.
Sot në Ohër do zhvillohet raundi i ri i dialogut, ku kryeministri Albin Kurti do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në parim mbi bazën e propozimit të BE-së për dialogun.
Kurti dhe Vuçiç fillimisht do të takohen veç e veç me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borelll dhe emisarin special për dialog, Miroslav Lajçak, për të pasuar me takimin e përbashkët.
Top Channel